15 Prill – Octavius Winslow

“Biri im, mos e përçmo qortimin e Perëndisë dhe mos e humb zemrën kur ai të qorton, sepse Perëndia ndreq atë që do dhe fshikullon çdo bir që i pëlqen.” Hebrenjve 12:5-6

Fshikulli i Atit tënd qiellor është mbi ty. Në përjetimin e shpirtit tënd të ndjeshëm, në zemrën tënde të ndjeshme, fshikullima është e rëndë dhe të lëndon. Një ndjesie të qartë të ashpërsisë së saj, ndoshta i është shtuar një ndjesi edhe më e qartë e bindjes për mëkatin që e ka bërë të nevojshme – që, po të mos ishe larguar nga Perëndia, po të mos ishe rebeluar kundër vullnetit të Tij, po të mos kishe treguar mosbindje ndaj urdhërimeve të Tij, nuk do të kishte ardhur mbi ty një korrigjim kaq i dhimbshëm dhe përulës. Por ku do të shkosh në brengën tënde? Tek ngushëllimi dhe simpatie e cilës zemre do të gjesh prehje? A do të largohesh prej atij Ati? A do t’u largohesh syve të Tij dhe pranisë së Tij? Dashuria e përjetshme e ndalon këtë gjë! Çfarë do të bësh pra? Do të nxitosh dhe të lëshohesh në krahët e Tij, të biesh në prehërin e Tij, të rrëfesh mëkatet e tua dhe të përgjërohesh për faljen e Tij. Dhe kështu duke u kapur pas forcës së Tij me atë At të cilit nuk i ke pëlqyer dhe i cili të ka korrigjuar do të gjendesh në një moment paqeje.

O Zot, lum njeriu që Ti e disiplinon dhe të cilin Ti e afron edhe më pranë në çadrën e gjirit tënd të dashur dhe strehues. Oh çfarë zbulimi i zemrës së Perëndisë që mund të shihet në një korrigjim të dashur! Asnjë e vërtetë në fenë e përjetuar nuk është më e vërtetuar se kjo, që disiplinat më të ashpra të Atit tonë qiellor burojnë prej dashurisë së Tij më të thellë dhe më të shenjtë. Pavarësisht sa të ashpra që mund të jenë, në qortimet e Tij, në korrigjimet e Tij, pavarësisht sa të hidhura që mund të jenë ato, ka më tepër dashuri, më tepër butësi, dhe më tepër dashuri reale për mirëqenien tonë sesa ka ekzistuar edhe në ndjenjat më të thella që ka çmuar ndonjëherë zemra njerëzore. Shpesh, në trajtimet e Tij providenciale me fëmijët e Tij, zemra e Tij shpaloset më tepër në një re të errët dhe të zymtë sesa është zbuluar ndonjëherë në rreze të ndritshme dhe shkëlqyese të diellit. Por kjo e vërtetë mësohet vetëm në shkollën e Perëndisë.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*