18 Shkurt – Octavius Winslow

18 Shkurt

Duke i drejtuar sytë tek Jezusi.” Hebrenjve 12:2

Nëse Jezusi përlëvdohet në mënyrë të veçantë në besimin e popullit të Tij, qoftë edhe jeta jote një jetë besimi në të gjitha hollësitë e saj. Jeto duke u mbështetur tek Ai për furnizimet frymërore; jeto duke u mbështetur tek Ai për furnizimet e përkohshme. Shko tek Ai mes provanive të errëta në mënyrë që të shpëtosh nga fundosja; shko tek Ai mes provanive të ndritshme, në mënyrë që të shpëtosh nga rrëzimi. Shko tek Ai kur shtegu është i vështirë në mënyrë që të ecësh i lumtur në të; shko tek Ai kur shtegu është i lehtë në mënyrë që të ecësh në të me siguri. Qoftë historia jote e përditshme një udhëtim duarbosh për tek Jezusi, dhe një kthim duarplot nga Jezusi. Mbaje të vërtetën vazhdimisht dhe në mënyrë të qartë para syve të tu, “I drejti do të rrojë me anë të besimit.” Nëse është kështu, mos prit që Perëndia do të të lejojë ndonjëherë të jetosh përmes shikimit. Përkule gjithë shpirtin tënd me nënshtrim para Tij në këtë çështje. Bëje vullnetin tënd një me të Tijin. Nëse gjatë shtegëtimeve të tua në shkretëtirë Ai të ka sjellë në një vështirësi të madhe, po mu në buzë të detit, sërish, me urdhërin e Tij, “shko përpara, edhe pse duhet të futesh në det. Besoji Atij që t’i ndajë ujërat e tij dhe të bëjë një shteg të thatë për këmbët e tua, dhe ato ujëra që ishin kërcënim për të të mbytur t’i kthejë në një re e cila të mbulon nga sipër dhe si murre të forta që të rrethojnë nga çdo anë.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*