26 Gusht – Octavius Winslow

“Dhe unë do t’i lutem Atit dhe ai do t’ju japë një ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju.” Gjoni 14:16

Ai banon tek besimtari si një Frymë që qëndron. Ky është një banim i përhershëm. Zoti ynë i dashur e theksoi në mënyrë të veçantë këtë tipar. Një natë para se t’i linte disheupujt e Tij për t’u kthyer tek mbretëria e Tij Ai u premtoi një “Ngushëllues tjetër,” prania frymërore e të cilit do ta kompensonte më së miri mungesën e Tij trupore. Në mënyrë që të mos kishte asnjë hamendësim të dhimbshëm në lidhje me kohën e banimit të Tij me ta, Ai i siguroi që Fryma do të qëndronte përgjithmonë me ta. Mos e anashkaloni këtë të vërtetë. Mos lejoni që asnjë errësirë frymërore, asnjë vepër mosbesimi, dhe asnjë ndjesi e mëkatit që banon brenda t’ju privojë nga ngushëllimi dhe inkurajimi që do t’ju japë një soditje me besim e saj.

Mund të ketë periudha kur nuk jeni të ndjeshëm për banimin e Frymës brenda jush; kjo doktrinë mund të jetë e rrethuar nga retë dhe errësira; mund të ketë sprova të ashpra, provani të zymta, fikëra ogurzeza; shtegu mund të jetë i vështirë dhe i ngatërruar; qielli mund të jetë i errët dhe i mbyllur; besimi i vogël; mosbesimi i fuqishëm; dhe shpirti yt nga luginat e thella nxitet të thërrasë, “Të gjitha këto gjëra janë kundër meje. A do të më hedhë poshtë Zoti përjetë? A nuk do të tregojë më favor? Mos vallë mëshira e Tij ka mbaruar përjetë? Mos vallë premtimi i Tij ka dështuar përjetë? Mos ka harruar Perëndia të tregohet i hirshëm? Mos vallë në zemërim e sipër e ka harruar mëshirën?”

Shenjtor i shkurajuar i Perëndisë mos harro as atëherë se kur gjithçka brenda është errësirë, dhe kur gjithçka jashtë është shkreti; atëherë Fryma e Shenjtë, Shenjtëruesi, Ngushëlluesi, Përlëvduesi i Jezusit banon në ty, dhe do të jetë me ty përgjithmonë. Është e vërtetë që mund të sulmohesh nga prishje të forta, që “ngushëllimet e Perëndisë” mund të jenë të vogla për ty, dhe lutjet e tua si lutjet e Davidit “mos më dëbo nga prania Jote dhe mos ma hiq Frymën tënde të Shenjtë;” megjithatë, Ai, Brendanuesi i bekuar është aty, dhe zëri i Tij i vogël i ëmbël dhe qetësues shumë shpejt do të dëgjohet mes oshëtimës së shtrëngatës, dhe do ta kthejë atë në një bunacë të thellë.

Ai do të “qëndrojë me ju përgjithmonë.” Asnjë endje, asnjë neglizhim, asnjë vrazhdësi, asnjë padenjësi, asnjë pabesi nuk do ta detyrojë që të largohet nga gjiri yt. Ai mund të tërheqë praninë e Tij të vetëdijshme; mund të të privojë ndikimin e Tij ngushëllues; mund të brengoset nga një ecje e pakujdesshme deri në atë pikë sa ta ndërpresë për një farë kohe dëshminë e Tij dhe fuqinë e Tij shenjtëruese, duke i lejuar prishjet e brendshme që për një moment të triumfojnë; por Ai e ripërtërin shpirtin; Ai e kthen atë sërish; e thyen zemrën dhe pastaj e fashon atë; lagos, dhe pastaj shëron; e mbush me një trishtim të perëndishëm dhe pastaj e akordon me falënderim dhe me tingullin e melodisë.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*