31 Mars – Octavius Winslow

31 Mars

“Edhe për mëkat e dënoi mëkatin në mish.” Romakëve 8:3

Për shkak se mëkati është shkaku më i madh i dënimit, le të synojmë që edhe ne ta dënojmë mëkatin, nëse duam të radhitemi përkrah atyre për të cilët nuk ka asnjë dënim. Është shumë e vërtetë që mëkati duhet të dënohet prej nesh ose ne do të duhet të dënohemi prej mëkatit. Nderi i qeverisjes Hyjnore kërkon që të jepet një urdhër dënimi ose mbi shkeljen ose mbi shkelësin. A të hezitojmë ne? A ka pikë dyshimi se cila është preferenca jonë? Çfarë është më e mirë, që mëkati të vdesë apo që ne të vdesim? A do të na duhej ta konsideronim këtë pyetje qoftë dhe për një moment? Sigurisht që jo, veçse po të jemi tepër të dashuruar me mëkatin sa qëllimisht dhe me qetësi të zgjedhim vdekjen në vend të jetës, ferrin në vend të qiellit. “Paga e mëkatit është vdekja.” Mëkati për të cilin nuk jemi penduar, i cili nuk është falur është preludi i sigurt i vdekjes së përjetshme. Shkatërrimi i përjetshëm e pason zymtësinë e tij. Ka një ferr të tanishëm tek mëkati, dhe për këtë arsye të shenjtët i rrinë larg; dhe ka një ferr të ardhshëm tek mëkati për të cilin të gjithë duhet t’i druhen fort. Prandaj, nëse dëshirojmë të jemi mes atyre që janë “të pastër në zemër, të cilët do ta shohin Perëndinë,” nëse dëshirojmë ta hedhim vështrimin lart me gëzim përpara Gjykatësit atë ditë të madhe dhe të fundit, nëse dëshirojmë të çlirohemi nga dënimi i fundit dhe i tmerrshëm i mëkatit, le të jemi të shenjtë, “duke mohuar pabesinë dhe lakmitë e botës, sepse ne rrojmë me perëndishmëri në këtë jetë.” Le ta dënojmë mëkatin, që mëkati të mos na dënojë ne. Le ta marrim motivin që na shtrëngon dhe fuqinë që na ndihmon prej kryqit ku Jezusi “e dënoi mëkatin në mish.”


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*