5 Korrik – Octavius Winslow

“Një themel i sigurt” Isaia 28:16

“Një themel i sigurt” është cilësia e fundit e shkëlqyer që na jepet për këtë Gur të çmuar. Si për ta hequr çdo hezitim kur bie fjala për një çështje kaq të rëndësishme sa shpëtimi i shpirtit, për ta hequr çdo dyshim nga mendja, për të larguar tej çdo konceptim imagjinar apo të errët të Jezusit; Jahveu, Ndërtuesi i madh i Kishës, deklaron që themeli i hedhur është një themel real dhe i konsiderueshëm. Këtu mund të prehet me siguri i lodhuri, dhe mëkatari mund të mbështesë shpresën e tij për qiellin. Gjithçka është e sigurt. E sigurt që fjala që ai tha është e vërtetë – e sigurt që ftesa që i bëhet atij është e sinqertë – e sigurt që mikpritja që i ofrohet është nga zemra.

I sigurt që duke ardhur te Jezusi do të gjesh falje falas, drejtësim të plotë, pranim të plotë dhe të përjetshëm te një Perëndi i pajtuar. I sigurt që duke hedhur poshtë gjithë mbështetjen te vetja, dhe duke e vendosur plotësisht shpresën e lavdisë mbi këtë themel ai “nuk do të turpërohet dhe as do të hutohet deri në fund të botës.” Të gjitha janë të sigurta për besimtarin në besëlidhjen e hirit, për të cilën Jezusi është Garantues dhe Ndërmjetës. Çdo premtim është i sigurt – përmbushja e plotë e gjithë nevojave tona – efikasiteti i përditshëm i gjakut shlyes – përgjigja për lutjet tona, edhe pse mund të vonojë shumë – shpresa e të qenurit përgjithmonë me Jezusin – të gjitha këto janë të sigurta për shkak se janë bazuar mbi Jezusin dhe rrjedhin prej zemrës së një Perëndie të pandryshueshëm dhe konfirmohen nga betimi i Atij që ka thënë, “Jam betuar një herë për shenjtërinë time dhe nuk do ta gënjej Davidin.”

Jezus i çmuar, kemi medituar mbi lavdinë tënde si në një pasqyrë të errët. E megjithatë të falënderojmë dhe të adhurojmë Ty edhe për këtë pamje të vogël. Edhe ose është e zbehtë dhe e papërsosur të ka bërë tepër të dashur, patregueshmërisht të dashur për zemrat tona. Oh, nëse kjo është lavdia jote e parë përmes një mjeti të turbullt, si do të jetë vallë kur ta shohim ballë për ballë? Shpejt, shumë shpejt do ta soditim atë me sytë tanë. Atëherë o Mbret i lavdishëm do të shpallim, “Ishte e vërtetë ajo që më kishin treguar për veprat dhe urtësinë tënde, por ja ajo nuk është as sa gjysma e lavdisë tënde.” Duke qenë se i kërkojmë gjëra të tilla, na jep hir, që duke qenë “të zellshëm të mund të gjendemi në Ty me paqe, pa njollë dhe të pafaj.”

Na dërgo çfarë të dëshirosh, na privo nga çfarë të dëshirosh; vetëm na garanto të “kemi pjesë në ringjalljen e parë,” dhe një vend në të djathtën Tënde kur të vish në mbretërinë Tënde. Ne biem përmbys para këmbëve të tua! Këtu na zbuloftë Fryma jote më tepër nga lavdia Jote! Oh, na ndriço, na shenjtëro dhe na ngazëllo me rrëzet e lavdisë tënde! Ja ne mbahemi fort te Ti! Ti je Emanueli ynë, pjesa jonë, je gjithçka për ne! Kur jemi në errësirë vijmë te burimi i dritës tënde. Në pikëllim, shkojmë me të shpejtë në strehën e gjirit tënd. Kur jemi të shtypur vijmë te streha e kryqit tënd. Oh, merri zemrat tona dhe lidhi gjithnjë e më ngushtë me Veten tënde! Të fituar nga bukuria jote dhe të tërhequr nga dashuria jote le të ketë një dorëzim të ripërtërirë të gjithë shpirtit, frymës dhe trupit tonë. Na zotëro sërish. “Statutet e tua kanë qenë kantikët e mi në shtëpinë e shtegtimit tim. O Zot, unë kujtoj emrin tënd natën dhe respektoj ligjin tënd. Ti do të na udhëheqësh me këshillën tënde dhe do të na çosh pastaj në lavdi.” Pastaj do të bashkohemi me Korin Haleluja dhe do të këndojmë me tinguj ëmbëlsie, mirënjohjeje dhe dashurie të jashtëzakonshme. “Le të falënderojmë Perëndinë për dhuratën e tij të patregueshme.”


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*