6 Shtator – Octavius Winslow

6 Shtator

“Në qoftë se dikush e prish tempullin e Perëndisë, Perëndia do ta prishë atë, sepse tempulli i Perëndisë, i cili jeni ju, është i shenjtë.” 1 Korintasve 3:17

Sa i shenjtë duhet të jetë tempulli i Frymës? Lexues, a je ti tempulli i Perëndisë Frymë i Shenjtë? Atëherë përkushtoja veten tënde pa rezerva Perëndisë. Ti nuk i përket vetes; trupi yt, shpirti yt, familja jote, pasuria jote, koha jote, talentet e tua, ndikimi yt, të gjitha i përkasin Perëndisë. Ai banon në ty: ecën në ty, sundon në ty, dhe të quan banesën e Tij. “A nuk e dini se trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë që banon në ju?”

Çfarë ndarjeje duhet të ketë atëherë mes teje dhe botës që dergjet në ligësi! Sa shumë që duhet të ruhesh nga çdo mpleksje me të! Sa i kujdesshëm dhe në lutje duhet të jesh që të mos bësh asnjë marrëveshje të pa perëndishme me të në asnjë forma apo masë, që të mos e përdhosësh tempullin e Perëndisë, “dhe ky tempull je ti?!

Oh çfarë urtësi qiellore, çfarë meditimi i shenjtë dhe çfarë lutje e pandërprerë që të nevojitet për të ecur me rroba të panjollosura – që në zemrën tënde të mos hyjë asnjë rival – që të mos ketë asnjë pikëpamje të lartë për veten, asnjë përshtatje me frymën e botës, asnjë politikë për të fituar kohë, asnjë mëkat i njohur, asnjë idhujtari krijese të mos hyjë brenda saj! Që ashtu si tempulli qiellor, të mos hyjë në të asnjë gjë e ndryrë, dhe asnjë vepër e neveritshme të mos ruhet brenda apo të mik pritet në banesën dhe praninë e Frymës së Shenjtë! Sepse “çfarë marrëveshje ka mes tempullit të Perëndisë dhe idhujve? Sepse ju jeni tempulli i Perëndisë së gjallë; sikurse ka thënë Perëndia, ‘Unë do të banoj me ta, dhe do të eci mes tyre: Unë do të jem Perëndia i tyre dhe ata do të jenë populli im’.”

Lexues, tempulli i kujt je ti? Pyetje vërtet serioze! A banon Perëndia apo Satani brenda teje? Krishti apo Beliali? Drita apo errësira? Nuk mund t’u shërbesh dot dy zotërinjve të kundërt; nuk mund të mik presësh dy mysafirë të kundërt. Ose po jeton për Perëndinë ose po jeton për Satanin. Ose po udhëton drejt qiellit ose po udhëton drejt ferrit. Ku po shkon? I përgjunjur para Perëndisë, vendos tani; dhe Zoti Frymë të ripërtëriftë me anë të hirit të Tij, dhe nëse të ripërtërin, të bëftë “një enë për nderim, të shenjtëruar dhe të përshtatshme për Zotërinë, dhe të përgatitur për çdo vepër të mirë.”


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*