8 Mars – Octavius Winslow

“Kini në ju po atë ndjenjë që ishte në Jezu Krishtin.” Filipianëve 2:5

Çfarë do të thotë të kesh “atë ndjenjë që ishte në Jezu Krishtin”? Kësaj pyetjeje i përgjigjemi kështu, do të thotë që gjithmonë të synosh përsosmërinë më të lartë të shenjtërisë. Do të thotë të kesh sytë e besimit vazhdimisht të fokusuar në Jezusin si modeli ynë, ta studiosh Atë nga afër si shembullin tonë të madh, të kërkosh përshtatje me të në të gjitha gjërat. Do të thotë që në gjithë sjelljen tonë të qeverisemi prej frymës së Tij të përulur.

Së pari, në lidhje me të tjerët, të zgjedhësh vendin e përunjur, të pranosh Perëndinë në dhe ta përlëvdosh Atë për, hirin, dhuratat dhe dobinë e vendosur tek shenjtorët e tjerë, dhe të reflektojmë në sjelljen tonë shoqërore bamirësinë vetë-mohuese dhe të madhe të Ungjillit, e cila na shtyn drejt detyrës që të mos kërkojmë gjithmonë interesin tonë por të sakrifikojmë çdo vetë-kënaqësi, madje çdo nderim dhe avantazh, nëse duke e bërë këtë gjë, mund të nxitim lumturinë dhe të mirën e të tjerëve; kjo do të thotë të mos jetojmë për veten por për Perëndinë dhe për të tjerët; “sepse askush nuk rron për vete dhe askush nuk vdes për vete;” në frymën e Atij i cili pak para se të kthehej në lavdinë e Tij, mori një peshqir, u ngjesh dhe lau këmbët e dishepujve të Tij; do të thotë t’u shërbesh shenjtorëve në veprimet dhe ofiqet më të përulura.

Së dyti, do të thotë të imitojmë, përsa i përket vetes tonë, të njëjtën frymë të përulur që Ai reflektonte. Do të thotë të jemi të vegjël në sytë tanë, të ruajmë një vlerësim të përulur të dhuntive, arritjeve, dobisë, dhe gjendjes tonë – të jemi zemërbutë, të përulur, të nënshtruar nën qortim dhe korrigjim – të “mos kërkojmë gjëra të mëdha për veten,” të mos kërkojmë lavdërimet e njerëzve, t’i ruajmë zemrat tona me një vigjilencë dhe xhelozi të përhershme, që të mos kërkojmë nderin që vjen nga njeriu dhe jo “nderin që vjen vetëm prej Perëndisë.” Do të thotë të kontribuojmë për nevojat e shenjtorëve pa u ankuar, të japim për kauzën e Krishtit pa salltanete, të bëjmë të mirën në fshehtësi – të kërkojmë që në të gjitha veprat tona të zellshme, në ndihmë dhe bamirësi që ta fshehim veten, në mënyrë që vetja të mund të kryqëzohet vazhdimisht – me pak fjalë, do të thotë që kemi etje dhe uri për drejtësi, të jemi skamës në frymë, të përulur në mendje, të ecim përulësisht me Perëndinë dhe të jetojmë në, të mundohemi për dhe të synojmë gjithmonë lavdinë e Perëndisë në të gjitha gjërat. Ky është kuptimi i të pasurit “atë ndjenjë që ishte në Jezu Krishtin.”


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*