9 Janar – Octavius Winslow

9 Janar

“Dhe Zoti u kthye, dhe e shikoi Pjetrin. Dhe Pjetrit iu kujtua fjala që i kishte thënë Zoti.” Lluka 22:61

Pjetri duket se e kishte harruar parashikimin solemn të Zotit të tij. Por kur sytë e tij kapën vështrimin e tij, i kujtuan sërish nxitjet e buta dhe besnike të cilat e kishin paralajmëruar për rrëzimin e tij. Ekziston një prirje në mendjet tona të rëna që t’i harrojmë largimet tona nga Perëndia. Rrëshqitja e trefishtë e Davidit dukej sikur kishte humbur në harresë derisa Zoti i dërgoi profetin e tij për t’ia sjellë sërish në mendje. Krishti do t’i vërë në pah largimet tona të harruara jo për të na dënuar apo poshtëruar, por për të na përulur dhe për të na sjellë sërish tek gjaku i spërkatur. Shikimi hetues nga Krishti shfleton çdo fletë të librit të kujtesës; me mëkatet dhe marrëzitë, mospërputhjet dhe largimet që janë shkruar atje, por që janë harruar prej një kohe të gjatë, ato lexohen dhe rilexohen, në mënyrë që shpirti ynë të përjetojë një përulje dhe një urrejtje të thellë për mëkatin. Lëreni vështrimin e dashurisë falëse të depërtojë në shpirtin tuaj, ta ndriçojë dhomëzën e errët të kujtesës dhe shikoni se sa shumë gjëra, rrethana dhe hapa në jetën tuaj do të kujtoni dhe të cilat do t’ju përulin shumë thellë para Perëndisë. Oh, sa shumë kemi nevojë që të kujtohemi në këtë mënyrë për nxitjet tona, për paralajmërimet tona dhe për rrëzimet tona, në mënyrë që në frymë dhe sjellje të “ecim me përulësi para Perëndisë tonë.”


© www.fjaletejetes.com

Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*