13 Prill – Octavius Winslow

“Nëse me anë të Frymës i bëni të vdesin veprat e trupit, ju do të rroni.” ‭‭Romakëve 8:13

“Nëse ju.” Besimtari nuk është një shifër në këtë vepër. Kjo është një çështje për të cilën ai duhet të tregojë domosdoshmërisht një interesim të thellë dhe personal. Sa të shumta dhe të çmuara janë konsiderimet që e lidhin atë me këtë detyrë! Dobia e tij, lumturia e tij, shpresa e tij e ndritur e qiellit, që të gjitha përfshihen në këtë gjë. Vepra e Frymës nuk është dhe nuk u planifikua kurrë që të ishte një zëvendësim për punën personale të besimtarit. Ndikimi i tij, edhe pse është sovrane dhe e pazëvendësueshme, nuk na liron nga përgjegjësia personale njerëzore. “Veproni për shpëtimin tuaj.” “Ruhuni në dashurinë e Perëndisë.” “Ndërtoni veten tuaj.” Të gjitha këto janë nxitje që në mënyrë të dallueshme dhe të fortë dallojnë detyrimin e një përpjekjeje perosnale dhe një përgjegjësi njerëzore. Arsyeja e cila më bën që të heq dorë nga beteja me prishjet e zemrës time, dhe në vrasjen e veprave të trupit, derisa Fryma të kryejë pjesën e tij, tregon një krishterim të pashëndetshëm, dhe nxjerr në pah një armëpushim me mëkatin, gjë e cila nuk duhet të pranohet në asnjë rast. Ashtu sikurse nën ligj, babai ishte i shtrënguar të hidhte gurin e parë kundër ndaj djalit profan, po kështu edhe nën epokën e Ungjillit – edhe pse kjo është një epokë më e butë dhe më mirëdashëse – besimtari duhet të hedhë gurin e parë kundër mëkatit dhe prishjes së tij; ai duhet të marrë iniciativën në veprën e madhe të vrasjes dhe ekzekutimit të mëkatit të cilin e ka dashur. “Nëse nuk i bëni të vdesin.” Prandaj, le të kemi kujdes që të mos e ngatërrojmë përgjegjësinë njerëzore me ndikimin hyjnor; të mos ngrejmë njërën duke ulur tjetrën; që të mos e mbulojmë frymën e përtacisë dhe dhe indiferencës poshtë një xhelozie në dukje për nderin e Frymës së Shenjtë.

Sa e ngushtë që është udha e së vërtetës! Sa shumë shtigje që hyjnë dhe dalin nga ajo, në çdo kthesë gjen Satanin, të veshur si engjëll drite, duke cituar Shkrimin me gjithë zotësinë dhe elokeuencën e një apostulli! Por Perëndia nuk ka liroi kurrë nga detyrimi për “të luftuar kundër mëkatit.” “Madje e mundoj trupin tim dhe e nënshtroj,” ishte deklarata fisnike e Palit. A nuk dhet bërë ndonjë përpjekje nga vetja për t’i shpëtuar humnerës së zakonit të dehjes me veten, duke e pështyrë jashtë pijen dehëse nga buzët tuaja? A nuk duhet të bëhet asnjë përpjekje vetjake për t’u shkëputur nga magjepsja e një shoqërie, nga ndikimi i të cilës jemi duke u turrur me të shpejtë drejt rrënimit dhe dëshpërimit? A nuk duhet të bëhet asnjë përpjekje vetjake për ta rrëzuar nga froni një zakon të paligjshëm, për t’i rezistuar një tundimi të fuqishëm, për të thyer yshtjen që na mban të lidhur pas një magjepsjeje të rrezikshme, të zgjidhemi nga zinxhiri që na bën vartës dhe skllevër të një prirjeje të gabuar dhe arrogante? Sigurisht, Perëndia nuk na trajton ashtu sikurse ne trajtojmë një mekanizëm – por si qenie të arsyeshme, morale dhe që japin llogari. “Unë i tërhiqja me litarë të dashamirësisë njerëzore.” Prandaj, kryqëzimi, është një vepër të cilës besimtari duhet t’i kushtohet dhe ta bëjë me lutje dhe zell këmbëngulës.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*