16 Korrik – Octavius Winslow

“Vetëm ki besim.” Marku 5:36

Fjalët e Jezusit janë të çmuara dhe domethënëse, vetë fjalët që foli ndërsa ishte mbi dhe. A shqiptuan ndonjëherë ato buzë të cilat rrezatonin më fort se prekja e një serafimi, një frazë më të thjeshtë dhe më domethënëse se kjo, “Vetëm ki besim”? Këto fjalë ju drejtuan për herë të parë një prindi të mundim i cili kërkoi dhembshurinë dhe ndihmën e tij për hir të vajzës së tij të vogël e cila ishte e sëmurë për vdekje, të njëjtat fjalë duken si veçanërisht të përshtatshme për çdo rast ankthi, sprove apo nevoje. Mjerisht shumë të tillë do t’i hedhin një vështrim të shpejtë kësaj faqeje, shumë do të psherëtijnë, shumë do të derdhin lot dhe do t’i hedhin një vështrim vajtues! Edhe po të jetë kështu; sërish dëgjohet një zë i dhembshur që i përgjigjet çdo zemre të trishtuar – nuk po flet njeriu por Jezusi – “Vetëm ki besim” – me fjalë të tjera “më zir besë.” Çfarë është besimi veçse të zënët besë. Çfarë është besimi në Jezusin veçse t’i zësh besë Jezusit? Kur Jezusi thotë “vetëm ki besim,” Ai fjalë për fjalë po na thotë, “thjesht më zir besë mua.” Çfarë përkufizimi i natyrshëm, i bukur dhe qetësues që është ky përkufizim i besimit!

Shumë volume janë shkruar për të shpjeguar natyrën dhe për të ilustruar funksionimin e besimit – aq sa tema dhe lexuesi vetë mbeten po aq të paqartë dhe të ngatërruar sa më parë. Por kush mund të dështojë ta kap kuptimin e fjalës së mirë dhe të lashtë besë! Të gjithë mund ta kapin kuptimin e saj. Prandaj, kur Marku Jezusi thotë, sikurse bën edhe me çdo person që i lexon këto fjalë – “vetëm ki besim në mua,” fjalë për fjalë po thotë “vetëm më zir besë mua.” Kështu i foli ai atit në ankth i cili i kërkoi që të vinte dhe t’ia shërbonte vajzën “vetëm ki besim – vetëm ziri besë fuqisë time, vetëm ziri besë dhembshurisë time, vetëm ziri besë fjalës time; mos ki frikë, vetëm më beso mua.” Kështu të flet edhe ty, besimtar. Oh sikur të kishim një zemër që përgjigjet, “Fol Zot, shërbëtori yt të dëgjon!”

Besimi nga ana jonë nënkupton mister dhe padituri, rrezik dhe pafuqi. Sa e pahulumtueshme, e errët dhe e panjohur që është gjithë e ardhmja! Ndërsa përpiqemi të depërtojmë në retë e errëta, çfarë parandjenjash të çuditshme vijnë mbi shpirtin tonë. Në atë moment Jezusi na afrohet, dhe me një të folur tepër të butë dhe tërheqëse na thotë këto fjalë, “Vetëm ki besim – vetëm më zër besë mua! Ki besim në mua, që e njoh fundin nga fillimi; më zër besë mua, që kam të gjitha burimet në dispozicionin tim; më zër besë mua, dashuria e të cilit nuk ndryshon kurrë, urtësia e të cilit nuk të ngatërron kurrë, fjala e të cilit nuk dështon kurrë, syri i të cilit nuk dremit dhe nuk fle kurrë – vetëm më beso mua!” Shpirti im përgjigjet, mjafton, Zoti im i bekuar. Do të ulem si një fëmijë i dashur, si një dishepull i përulur te këmbët e tua, edhe pse shtegu im në të ardhmen mund të jetë i padukshëm dhe frikësues, do të mësoj prej Teje si dhe ku mund të të besoj Ty përgjatë gjithë udhëtimit tim.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*