18 Gusht – Octavius Winslow

“Sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke, kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore.” ‭Efesianëve‬ ‭6:12‬

Le të shohim se çfarë dëshiron të sulmojë Satani? Kjo është puna e Perëndisë në shpirt. Asnjë armë nuk ngrihet kundër mbretërisë së tij. Synimi dhe strategjia e tij është t’i mbajë të gjithë të pa shqetësuar dhe në paqe. Por kundër punës së Frymës së Shenjtë në mendjen e ripërtërirë drejtohet artileria e tij; atij nuk i shpëton asnjë pjesë e kësaj pune. Çdo hir përjeton sulmin e vet dashakeqës; por në mënyrë të veçantë sulmohet hiri i besimit. Kur për shembull një shpirt i penduar dhe besimtar i afrohet Krishtit me përulësi dhe hezitim dhe me drodhën e drithëruar të besimi përpiqet të prekë cepin e mantelit të Tij, apo me një sy të përlotur sheh drejt kryqit të Tij, atëherë vjen sulmi kundër besimit në formën e një dyshimi për fuqinë dhe gatishmërinë e Krishtit për të shpëtuar. “A është Jezusi i aftë për të shpëtuar? A ka Ai pushtet për ta shpëtuar një shpirt nga ferri? A mund t’i fshijë ai shkeljet e mia dhe ta shpengojë jetën time nga shkatërrimi? A do ta pranojë Ai një mëkatar kaq të ndyrë, kaq të padenjë dhe kaq të mjerë sa unë? A ka Ai dhembshuri, a ka dashuri, a ka mëshirë të mjaftueshme për të trajtuar rastin tim?”

Në këtë mënyrë Satani sulmon ushtrimin më të hershëm dhe më të dobët të besimit në shpirt. A i flasin këto fjalë ndonjë personi të tillë? Përpjekja e madhe e Satanit është të të mbajë larg Jezusit. Duke të paraqitur një tablo të rreme të karakterit të Tij nga e cila është hequr çdo gjë e dashur dhe tërheqëse, duke të sugjeruar pikëpamje të gabuara për punën e Tij, në të cilën çdo gjë e zymtë, e vështirë dhe e neveritshme i ngulitet në mendje; duke sulmuar shlyerjen, duke vënë në dyshim dhembshurinë dhe duke kufizuar hirin e Krishtit ai përpiqet të të bindë që në zemrën që u përgjak në Kalvar nuk ka vend për ty, dhe mbi veprën që mori vulën e aprovimit të Atit nuk ka vend të mjaftueshëm ku mund të qëndrosh. Të gjitha përpjekjet e tij drejtohen, të gjitha sulmet e tij sajohen me synimin që ta pengojnë shpirtin tënd të shkojë tek Jezusi. Kështu ai përpiqet të shfryjë zemërimin e tij kundër Shpëtimtarit dhe ligësinë e tij kundër teje.

Ai nuk e sulmon më pak besimin e besimtarit të pjekur. Sulmet më të ashpra dhe mësymjet më të forta bëhen me sukses kundër besimtarëve më të fortë. Ai shfrytëzon prishjet e fuqishme, merr shkak nga provanitë e errëta dhe ndonjëherë edhe nga ato të ndritura dhe nuk lejon kurrë që t’i shpëtojë asnjë pozitë ndikimi, asnjë dobi, dhunti apoo hir që do t’i japë forcë, sukses dhe gjenialitet sulmeve të tij. Ai është përherë zgjuar dhe për ta shohur grurin e çmuar të Perëndisë.

Urrejtja e tij e paepur kundër Perëndisë, hakmarrja e thellë të cilën e ushqen kundër Jezusit, kundërshtimi i tij i lig ndaj Frymës së Shenjtë, e përgatitin për çdo plan dhe punë të errët për të dëmtuar shenjtërinë e lumturinë e besimtarit. Prandaj zbulojmë që historitë e shenjtorëve më të spikatur të Perëndisë të cilat janë shkruar nga pena besnike e Frymës së Shenjtë, janë histori të tundimeve më të ashpra të besimit, në shumicën e të cilave pati një triumf të përkohshëm të armikut; lisi gjigant përkulet para stuhisë. Madje edhe në rastet ku nuk ka një poshtje të besimit ende pati një sprovë të mprehtë të tij.

Rasti i Jozefit dhe anti-tipit të tij të shkëlqyer, Zotit Jezus, janë shembuj të kësaj. I frikshëm ishte sulmi kundër besimit të të dyve, i ashpër ishte konflikti përmes të cilit kaluan që të dy, megjithatë që të dy u larguan fitimtarë nga fusha e betejës. Por ende besimi nuk u sprovua me më pak vërtetësi dhe ashpërsi.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*