19 Korrik – Octavius Winslow
“Ne jemi në të Vërtetin, në Birin e tij Jezu Krisht; ky është i vërteti Perëndi dhe jeta e përjetshme.” 1 Gjoni 5:20
“Unë në ta.” Ky është një brendabanim reciprok – Krishti në ne, dhe ne në Krishtin. Kjo është siguria jonë. Besimtari është në Krishtin sikurse Jakobi ishte në rrobat e vëllait të madh kur Isaku e puthi dhe i tha, ‘Dhe ai u afrua dhe e puthi. Dhe Isaku ndjeu erën e rrobave të tij dhe e bekoi duke thënë: ‘Ja, era e tim biri është si era e një fushe, që Zoti e ka bekuar’.” Ai është në Krishtin si vrasësi i mjerë ishte në qytetin e strehimit, kur e ndiqte hakmarrësi i gjakut, por të cilin nuk mund ta arrinte për ta vrarë. Ai është në Krishtin si Noeu ishte i mbyllur brenda në arkë, me qiejt e errësuar sipër tij dhe ujërat e trazuara poshtë tij, e megjithatë asnjë pikë e përmbytjes nuk hyri në anijen e tij, dhe asnjë shpërthim stuhie nuk e shqetësoi shpirtin e tij.
Sa të gjalla janë këto simbole të Shkrimit për sigurinë e përsosur të besimtarit në Krishtin! Ai është i veshur me rrobat e Vëllait të Madh, me drejtësinë e Zotit Jezu Krisht, “e cila është për të gjithë dhe mbi të gjithë ata që besojnë.” Mbi atë mantel janë vendosur duart e Atit; i veshur me atë mantel personi i besimtarit është i pranuar; ai është për Perëndinë “si aroma e një fushe të cilën Zoti e ka bekuar,” bekimi i parëbirënisë qiellore është i tij, dhe për të nuk ka asnjë dënim.
I ndjekur nga hakmarrësi i gjakut, nga kërcënimet e ligjit që e dënojnë, ai ka arritur në qytetin e strehimit, te Zoti Jezu Krisht. I frikësuar dhe duke u dridhur, megjithatë, duke besuar dhe shpresuar, ai ka kaluar pragun e shenjtë, dhe në sa hap e mbyll sytë është i sigurt – dhe për të nuk ka asnjë dënim. Duke u arratisur prej stuhisë që po krijohet – “zemërimit që po vjen” – ai ka hyr në derën e hapur të arkës së shenjtë – Shëptimtarit të kryqëzuar – dhe ka hyrë brenda, Perëndia e ka mbyllur brenda dhe për të nuk ka më asnjë dënim.
Po, Krishti Jezus është shenjtërorja jonë, nën hijen e krahëve të të cilit jemi të sigurt. Krishti Jezus është kulla jonë e fortë, brenda së cilës nuk mund të na kërcënojë dot asnjë hakmarrës. Krishti Jezus është vendi ynë i fshehtë nga era, streha nga stuhia; dhe asnjë pikë e “zemërimit që po vjen” nuk mund të bjerë mbi shpirtin që është në Të. Oh sa plotësisht i pranuar, dhe sa përsosmërisht i sigurt është mëkatari që është në Krishtin Jezus! Ai ndjen që është shpëtuar mbi bazën e një ligji nderi i të cilit është lartësuar; përmes përdëllimit të një Sovrani të drejtë, shenjtëria e të cilit është garantuar; dhe përmes mëshirës së një Perëndie të hirshëm, lavdia e qeverisjes së tij morale është shfaqur dhe treguar përjetësisht. Tani koka e mëkatarit është ngritur mbi armiqtë që e rrethojnë; sepse tani nuk ka më asnjë dënim për ata që janë në Krishtin Jezus. Lexues, a je ti në Krishtin Jezus? A është kjo gjendja jote
SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!