21 Tetor – Octavius Winslow

21 Tetor

“Unë nuk e hedh poshtë hirin e Perëndisë.” Galatasve 2:21

Ka shumë përulësi të rreme mes shumë shenjtorëve të Perëndisë dhe kjo është një prej formave të saj më të zakonshme. Nuk është krenari që me mirënjohje të pranosh se çfarë gjëra të mëdha ka bërë zoti për ne – por është krenaria ajo që refuzon t’i pranojë ato; nuk është përulësi e vërtetë të të dyshosh dhe të nënvlerësosh, derisa të bëhet e lehtë ta mohosh plotësisht veprën e Frymës së Shenjte brenda nesh – është përulësi dhe përulje e vërtetë të rrëfesh punën e Tij, të japësh dëshmi për veprën e Tij dhe t’i japësh Atij gjithë pushtetin, lavdërimin dhe lavdinë. Prandaj, lexues i dashur, shiko që të mos ruash një përulësi të tillë të rreme, e cila është thjesht një emër tjetër për krenarinë e thellë të zemrës e cila nuk është bërë të vdesë; mbaj mend që ashtu si Satani mund ta transformojë veten në një engjëll drite, po kështu edhe agjentët e tij të ligësisë në zemër, mund të shfaqen me formën e përulësisë më të thellë.

Dëshiroj gjithashtu që të mbani mend që edhe pse puna e Frymës në zemrën tuaj mund të jetë e dobët sipas njohurisë tuaj të papërsosur dhe syve tuaj të zbehtë, që mund të jetë e vështirë të dalloni konturet e saj në mes të kaq shumë mëkati që banon brenda jush – kur shkëndija mezi duket mes kaq shumë prishjeve, për syrin e Frymës, ajo punë është e dukshme në gjithë dallueshmërinë dhe lavdinë e saj. “Zoti i njeh të vetët.” Kjo deklaratë është po aq e vërtetë për njohurinë që Fryma e Shenjtë ka për veprën e Tij brenda besimtari. Syri i tij është fiksuar mbi sythet më të vogla të hirit që banon brenda teje; mbi shkëndijën më të vogël të dashurisë, mbi pëshpëritjen më të butë të dëshirës së shenjtë, mbi ëndjet më të dobëta të zemrës pas Jezusit – Fryma di gjithçka dhe do gjithçka; kjo është puna e Tij dhe nuk është e mundur që Ai të mos e njohë.

Pranojeni këtë konsiderim që pesha e tij duhur t’i qetësojë ato murmuritje, t’i qetësojë ato frikëra, t’i heqë mënjanë ato dyshime që e trishtojnë aq thellë Frymën e Shenjtë të Perëndisë; dorëzoju Atij; prano me përulësi atë që Ai ka bërë për ty; ndiqe dritën e vogël që ai të ka dhënë, ushtroje vazhdimisht atë masë të vogël hiri dhe besimi që Ai të ka dhënë dhe kërko “me çdo lutje dhe përgjërim,” një masë edhe më të madhe të ndikimit të Tij të shenjtë, vajosës, të kënaqshëm dhe vulosës.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*