23 Dhjetor – Octavius Winslow

23 Dhjetor

“Edhe ai që na themelon neve bashkë me ju në Krishtin dhe na vajosi është Perëndia, i cili edhe na vulosi dhe na dha kaparin e Frymës në zemrat tona.” 2 Korintasve 1:21-22

Është dhe ka qenë për një kohë të gjatë bindja solemne e shkrimtarit që pjesa më e madhe e errësirës frymërore, ngushëllimi i pakët, perëndishmëria e vogë, dyshimet dhe frikërat që na sulmojnë, pamjet jo të përsosura të Jezusit, besimi i dobët, gjendja e sëmurë dhe e shkurajuar e shpirtit, pasiguria e pranimit të plotë në Krishtin, gjëra të cilat karakterizojnë shumë nga njerëzit e Perëndisë në këtë kohë, mund të shpjegohet me mungesën e një vulosjeje të thellë të Frymës. Duke u kënaqur me përshtypjet e zbehta në konvertim, me pamjet e errëta që patën atëherë për Krishtin, dhe me kuptimin e dobët të pranimit dhe birëismit të tyre, a ju duket e habitshme që gjithë jetën e tyre këta njerëz të jenë në pranga për shkak të frikërave dhe dyshimeve skllavëruese? A ju duket habi që këta njerëz të mos e arrijnë kurrë “masën e shtatit të një njeriu të përsosur në Krishtin Jezus” – që të mos e arrijnë kurrë guximin e përulur, besimin e palëkundur, sigurinë e bekuar dhe dinjitetin e shenjtë të bijve të Perëndisë? Oh, jo! Ata kënaqen me diçka më pak se ky bekim. Ata mbahen pas derës së arkës – ata qëndrojnë në kufi të tokës së bekuar dhe nuk hyjnë plotësisht në të, dhe kështu efektet janë ato që kemi përshkruar më sipër.

Lexues i dashur, minerali më i pasur gjendet i groposur në thellësi – fryti më i ëmbël gjendet në degët e sipërme – drita më e fortë është afër diellit. Me fjalë të tjera, nëse dëshirojmë më tepër njohuri nga Krishti – për faljen tonë të plotë, për pranimin tonë të plotë – nëse dëshirojmë garancinë e trashëgimisë tonë, dhe madje tani të shijojmë “rrushtë e Eshkolit” duhet që të “jepemi drejt gjërave që janë para nesh,” duhet të “shkojmë drejt synimit.” dhe të mos prehemi derisa këto gjëra t’i gjejmë në një siguri të qartë, pa re, të palëkundur dhe të shenjtë të qenies tonë në Krishtin; dhe kjo gjë përjetohet vetëm në vulosjen e Frymës. Sërish po themi, me gjithë zellin që frymëzon një ndjesi në rritje për paanësinë e bekimit, kërko të vulosesh nga Fryma – kërko “kaparin e Frymës” – kërko të “mbushesh me Frymën” – kërko “vajosjen e Frymës” – kërko “Frymën e birërisë.”

Mos thuaj, ky është një bekim tepër i madh, është një arritje tepër e lartë për një person kaq të vogël, kaq t ëdobët, kaq të panjohur dhe kaq të padenjë si puna ime. Mos e ofendo kështu hirin e Perëndisë. Të gjitha bekimet e Tij janë dhurata të hirit; dhe hir do të thotë favor falas për më të padenjin. Nuk ka qoftë dhe një sy të vetëm të përulur dhe të përlotur që e sheh këtë faqe, i cili të mos ketë mundësi që nën vulosjen e bekuar të Frymës të mos e shohë Perëndinë si At, përmes Jezusit. Pamjet e ulëta për veten, vetëdija e thellë për neverinë, varfërinë e gjendjes apo frymës, nuk janë pengesa me Perëndinë, por përkundrazi janë argumente të forta të cilat fitojnë me Atë për faktin pse duhet ta keni bekimin. Vetëm kërko – vetëm beso – vetëm këmbëngul dhe ke për ta arritur. Zemra e Fymës është që t’i vulosë “për ditën e shpengimit” të gjithë ata q ëbesojnë në Jezusin. Qoftë edhe në zemrën e besimtarit që të dëshirojë bekimin, duke parë që ai është ofruar kaq lirshëm dhe bollshëm!

Lexues, mbishkrimin e kujt je duke dëgjuar? Ndoshta përgjigja jote është – “Dëshiroj Krishtin; në fshehtësi kam dëshirë për Të; e dëshiroj Atë mbi gjithçka tjetër.” A është kështu? Atëherë, merr guxim dhe shko te Jezusi. Shko tek Ai thjesht, shko tek Ai pa hezituar, shko tek Ai menjëherë. Ajo dëshirë është prej Tij; lëre të të udhëheqë tek Ai. Ajo ëndje e fshehtë është puna e Frymës; dhe duke qenë se Ai e ka ngjallur atë dëshirë, a mendon se Ai nuk do ta plotësojë dhe të të pranojë kur ti të vish? Provoje Atë. Sille Atë para gurit të provës së të vërtetës së Tij. “Më vini në provë,” është ftesa e Tij e hirshme. Merre premtimin e tij, “Atë që vjen tek Unë unë nuk do ta nxjerr kurrë jashtë,” shpalle në përleshje para fronit të mëshirës dhe pastaj shiko nëse Ai nuk do të hapë “pragjet e qiellit dhe nuk do të derdh mbi ju aq shumë bekim, sa nuk do të keni vend të mjaftueshëm ku ta shtini.”

Shko tek Ai ashtu siç je; nëse nuk ke mundësi t’i çosh Atij një zemër të pastër, çoji një të papastër; nëse nuk mund t’i çodsh dot Atij një zemër të thyer, çoji një zemër të plotë; nëse nuk ke mundësi t’i çosh Atij një zemër të butë, çoji një zemër të ngurtë – vetëm shko tek Ai. Veprimi i të shkuarit do të jetë i bekuar për ty. Kjo është fuqia e dashurisë së Tij, e tillë është dhembshuria e Tij e zjarrtë dhe butësia e zemrës së Tij për mëkatarët e mjerë, e tillë është aftësia dhe gatishmëria e Tij për të shpëtuar, saqë Ai nuk ka për të të dëbuar me po atë siguri që nuk ka për ta mohuar ekzistencën e Tij. I çmuari Jezus! Na vendos si një vulë mbi zemrën Tënde, dhe me anë të Frymës Tënde vulose Veten Tënde në zemrat tona; edhe pse ne jemi të padenjë, na jep një vend mes “atyre që janë vulosur.”


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*