27 Mars – Octavius Winslow

27 Mars

“Ne ecim me besim, jo me shikim.” 2 Korintasve 5:7

Kjo ecje e besimit përfshin të gjitha rrethanat e vogla të jetës së përditshme; një ecje që çdo hap e hedh me besim; një shikim përtej sprovave, përtej nevojave, përtej dyshimeve, përtej gjasave dhe pamundësive, përtej shkaqeve dytësore; dhe përballë vështirësive dhe dekurajimeve, të ecësh përpara duke u mbështetur në Perëndinë. Nëse Zoti do të vendoste Detin e Kuq para nesh, dhe të sillte Egjiptasit pas nesh, dhe kështu të na rrethonte nga çdo anë, e të na thoshte të ecnim përpara, do të ishte detyra dhe privilegji i besimit që të bindet menjëherë, duke besuar që para se këmbët tona të prekin ujin, në situatën tonë të dëshpëruar, Perëndia do të ndajë detin dhe të na bëjë të ecim në të thatë. Kjo është jeta e vetme e shenjtë dhe e lumtur e besimtarit; nëse për një moment largohet nga ky shteg dhe përpiqet të ecë me shikim, vështirësitë do ta rrethojnë, rreziqet do të shumohen, sprovat më të vogla do të bëhen kryqe të rëndë, tundimet për t’u larguar nga ecja e thjeshtë dhe e drejtë do të shtohen në numër dhe fuqi, zemra do të preket nga zhgënjimi, Fryma i Shenjtë do të trishtohet, dhe Perëndia do të çnderohet. Lëreni këtë të vërtetë të çmuar që të jetë përherë para mendjes tuaj, “Ne ecim me besim, jo me shikim.”


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*