4 Shtator – Octavius Winslow
“I deklaruar Biri i Perëndisë në fuqi, sipas Frymës së shenjtërisë nëpërmjet ringjalljes prej së vdekurit: Jezu Krishti Zoti ynë.” Romakëve 1:4
Ringjallja e Shpengimtari e përforcoi të vërtetën e hyjnisë së Tij. Mrekullitë e Tij tashmë e kishin provuar të vërtetën e Birërisë së Tij Hyjnore. Megjithatë, mungonte edhe një provë tjetër, ajo që i kurorëzoi të gjitha – ringjallja. Kjo provë do të vinte vulën e fundit mbi të vërtetën e Hyjnisë së Tij. Nëse nuk do e bënte, atëherë të gjitha ato që Ai kishte thënë më parë, gjithë sa kishte parashikuar dhe bërë do të vërtetoheshin, siç do të kishin pohuar armiqtë e Tij, si dredhitë e një njeriu dinak, në përpjekje për të imponuar besueshmëri në mendjet e disa pasuesve të devotshëm, por të mashtruar. Por ky kthim në jetë në ditën e saktë që Ai kishte parashikuar, gjë e cila ndodhi përmes ushtrimit të fuqisë së Tij hyjnore për t’u shkëputur nga kthetrat e ftohta të vdekjes dhe burgut të varrit, e sqaroi një herë e mirë përgjithmonë çështjen e Hyjnisë së Tij dhe e deklaroi Atë se ishte Biri i Perëndisë.
Oh, në ç’mënyrë të vërtetë dhe të duhur Hyjnore u shfaq Ai tani! Madhështor dhe bindës siç kishin qenë të gjitha vërtetimet e mëparshme të Hyjnisë së Tij – jeta e Tij një varg i arritjeve më mahnitëse dhe të shkëlqyera të fuqisë dhe mirësisë Hyjnore – sëmundjet u shëruan, sytë e të verëbrve u hapën, demonët u dëbuan, të vdekurit u ringjallën, stuhitë u fashitën dhe erërat u qetësuan. Vdekja e tij u karakterizua nga mrekullitë e tmerrshëm dhe jashtëzakonisht të mahnitshme – toka që ngrihet nën këmbët e Tij, dielli errësohet sipër Të, varret që hapen rreth Tij – megjithatë Hyjnia e Tij asnjëherë nuk shkëlqente me një fuqi të tillë demonstruese dhe me lavdi të shkëlqyeshme, si në momentin kur Ai doli nga varri dhe u ngrit triumfues mbi ferrin, vdekjen dhe varrin. Atëherë Ai e përmbushi këtë parashikim dhe mbajti këtë premtim – “Shkatërrojeni këtë tempull dhe unë do ta ngre sërish për tre ditë”.
Duke u larguar për pak kohë nga bashkësia me jetën – si për të krijuar një pauzë në natyrë, e cila do të zgjonte interesin dhe do të fiksonte vështrimin e gjithësisë inteligjente mbi një ngjarje mahnitëse – Ai u zhduk brenda vetë mbretërisë së “mbretit të tmerreve”, i mbështjellë me qefin dhe errësirë e tij, u shtri Vetë, Jeta Thelbësore e mbërthyer në përqafimin e vdekjes, pavdekësia duke dremitur në varr! Por ai u ngrit përsëri; duke shpërthyer nga përqafimi i ftohtë dhe duke u zgjuar nga përgjumja misterioze, Ai u kthye në jetë sërish, rrezatues, i pavdekshëm dhe hyjnor! Shenjtor i Perëndisë a nuk do të dëshmosh më tej dhe në mënyrë të fuqishme se besimi yt nuk ka shkuar pas asnjë fabule të sajuar me dinakëri? Se Ai, në kujdestarinë e të cilit e ke besuar shpirtin tënt të çmuar, është në gjendje ta ruajë atë deri në mëngjesin e lavdisë sonë të ringjalljes?
Soditni në të jetën e ringjallur të Perëndisë së mishëruar! Ai ka dalë nga varri, për t’i vërtetuar të gjitha pretendimet e Tij të mëparshme për Hyjninë, për ta inkurajuar dhe konfirmuar besimin tënd në të vërtetën, dinjitetin dhe lavdinë e personit të Tij dhe për të të siguruar se ai që “beson në Të nuk do të turpërohet “. Tani dëgjoje fjalën e fundit triumfale, ndërsa del nga buzët e apostullit që po largohet nga kjo jetë, fjalë e cila zgjatur derisa të pasohet edhe nga gjuha jote në momentin e fundit, “Sepse e di kujt i kam besuar dhe jam i bindur se ai është i zoti ta ruajë visarin tim deri në atë ditë.”
SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!