10 Mars – Octavius Winslow

10 Mars

“Por ju iu afruat… shpirtrave të të drejtëve që u bënë të përsosur.” Hebrenjve 12:22-23.

Fakti që shenjtorët do ta njohin dhe do kenë përbashkësi me njëri-tjetrin menjëherë pasi të hyjnë në lavdi mendojmë që është i qartë nga këto fjalë të apostullit, ndërsa numëron privilegjet e besimtarëve të çliruar. Prandaj, kemi shpresën e mirë që nëse vdekja na largon prej këtej para ardhjes së Zotit, do të takohemi, do të njohim, dhe do të kemi përbashkësi të kënaqshme me miqtë tanë që janë larguar nga kjo jetë në Jezusin. Por njohja dhe përbashkësia nuk është e thënë që do të jenë aq të përsosura dhe aq të plotë sa kur të shfaqet Krishti, kur shenjtorët e ringjallur do të mblidhen bashkë përreth personit dhe mbretërisë së Zotit të tyre; përderisa as ne dhe as ata nuk e kemi arritur gjendjen tonë të njohurisë dhe kapacitetit të plotë derisa të ndodhë ajo ngjarje e madhe dhe derisa të përmbushet “shpresa e bekuar.” Ne e justifikojmë njohjen e shenjtorëve prej faktit të përsosmërisë së njohurisë në të cilën lavdia e ardhshme do të na çojë. Zoti ynë i kujton shenjtorët e Tij që ata do të jenë të barabartë me engjëjt. Ata e njohin njëri-tjetrin. Do jetë e pamundur, që pasi kanë jetuar bashkë për kaq shumë vjet të mos e njohin njëri-tjetrin. Nëse shenjtorët pra janë të barabartë me engjëjt, duhet ta gëzojnë edhe këtë privilegj të ëmbël. A është e arsyeshme të supozojmë që në të gjitha aspektet e tjera njohuria jonë do të përsoset, por jo në këtë? A do të zotërojmë një element të fuqisë mendore këtu i cili do të na dobësohet kur t’i afrohemi përsosmërisë dhe si rrjedhim nuk do ta zotërojmë në një shkallë edhe më të lartë pas kësaj? Sigurisht që jo. Prandaj, kur të vdekurit në Krishti të ringjallen në ardhjen e Tij, çdo aftësi intelektuale do të fuqizohet, jo vetëm që do të kemi të gjitha aftësitë tona të mëparshme, por do të kemi edhe një shkallë më të madhe njohurie shtesë, do të “njohim sikurse njihemi.” Përsosmëria e lumturisë, që nënkupton përlëvdimi, e përfshin edhe këtë bekim. Çfarë burimi i pasur kënaqësish të mëdha dhe të shenjta që na jep përbashkësia e shenjtorëve madje edhe në gjendjen e tanishme! Si e lartëson, e pastron, e zgjeron dhe e zbut mendjen dhe zemrën e rrethuar nga shqetësimi dhe të pllakosur nga pikëllimi! Por qielli do ta përsosë këtë lumturi. A nuk e lartëson kjo bukurinë e asaj që po presim dhe a nuk e forcon pritjen e asaj skene?


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*