27 Korrik – Octavius Winslow

Jezusi u përgjigj dhe i tha: ”Atë që po bëj unë, ti tani nuk e kupton, por do ta kuptosh mbas kësaj.” Gjoni 13:7

Ajo fjalë “mbas kësaj,” çfarë fjale solemne për të perëndishmit! A ka pra një mbas kësaj? Jezusi thotë që ka; dhe unë e besoj, për shkak se Ai e thotë. Ajo ‘mbas kësaj’ do jetë e tmerrshme për njeriun që vdes në mëkatet e tij. Ka për të qenë një paskëtaj historia e së cilës do të “shkruhet në vajtim, kuje dhe mjerim.” Lexues, do kishte qenë më mirë për ty që të mos kishe lindur fare sesa të jetosh dhe vdesësh pa u penduar dhe pa besuar, apo të mos kishte fare një ‘paskëtaj.’ Por ekziston një paskëtaj mjerimi për mëkatarin sikurse ekziston edhe një paskëtaj e ndritur për shenjtorin. “Këta do të shkojnë në dënim të përjetshëm; por të drejtët në jetën e përjetshme.”

Pozita që i krishteri do të zërë në jetën pas kësaj do të jetë tepër e favorizuar për një kuptim të plotë dhe të qartë të të gjitha mistereve të udhëtimit tokësor. “Retë dhe errësira” – emblemat e historisë tonë të errësirës dhe shqetësimit – të cilat tani e rrethojnë fronin e Perëndisë, dhe mbështjellin qeverisjen e Tij mbi shenjtorët do të jenë larguan; tymi dhe mjegulla do jenë zhdukur dhe duke thithur ajërin e një atmosfere më të pastër dhe i rrethuar nga një qiell më i shndritsëm, shenjtori i përlëvduar atëherë do ta shohë çdo objekt, çdo rrethanë, çdo incident, çdo hap me një sy të pa errësuar nga ndonjë avull dhe të panjomur nga ndonjë lot. “Tani njoh pjesërisht, kurse atëherë do të njoh thellë ashtu sikurse njihem.” Çfarë do të njohim? Të gjitha misteret e provanisë. Gjërat të cilat na kanë trishtuar së tepërmi atëherë do të bëhen të qarta se shkaqet e gëzimit tonë më të madh. Retë kërcënuese të cilat duket sikur janë ngarkuar me agjentin e shkatërrimit, atëherë do të hiqen tej dhe do të zbulojnë dashurinë të cilën e mbuluan dhe e fshehën.

Atëherë do të njihen gjithashtu edhe të gjitha misteret e besimit. “Tani në fakt, ne shohim si në pasqyrë, në mënyrë të errët, por atëherë do të shohim faqe për faqe; tani njoh pjesërisht, kurse atëherë do të njoh thellë ashtu sikurse njihem.” “Misteri i madh i shenjtërisë” do të zhvillohet dhe do të shpalosë mrekullitë e tij. Dashuria e Tij e përjetshme për kishën e Tij – zgjedhja e njerëzve prej Tij për veten e Tij – hiri i Tij sovran që i thirri të gjithë – të gjitha këto do të shkëlqejnë me një lustër pa re për lëvdimin e përjetshëm të emrit të Tij të madh dhe të shenjtë. Oh çfarë tërësie e përsosur, harmonike dhe e lavdishme që do të shfaqen veprat e Tij në provani dhe hir, nga e para tek e fundit për sytë e qartë që do të soditin kishën e tij të veshur me të bardha dhe me degë palmash në duar.

Të shumë dhe të shenjtë janë mësimet që mund të mbledhim nga ky subjekt. Mësimi i parë është mësimi i përulësisë së thellë. Jeta e krishterë ka tri hapa. Hapi i parë është përulësia; hapi i dytë është përulësia; hapi i tretë është përulësia. Kur i mbulon trajtimet e Tij, Jezusi “fsheh krenarinë” prej nesh. Duke i “udhëhequr të verbriat në një udhë që nuk e njohin,” Ai u mëson që t’i zënë besë njohurisë, të vërtetës dhe mirësisë të shoqëruesit të tyre hyjnor – kjo siguri është prehja e qetë dhe pa dyshim e besimit.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*