20 Tetor – Octavius Winslow

20 Tetor

“Unë jam me të vërtetë shërbëtori yt, o Zot, jam shërbëtori yt, bir i shërbëtores sate; ti i këpute lidhjet e mia.” Psalmi 116:16

Kjo është një rrethanë e cila ia vlen të përmendet dhe e rëndësishme në udhëzimin që përcjell, që mes të gjitha shembujve të përulësisë së thellë, uljes së vetes, vetëdijes dhe rrëfimit të mëkatit, që janë rregjistruar për shenjtorët në fjalën e Perëndisë, asnjë prej tyre nuk duket që tregon një rast mohimi apo nënvlerësimi të punës së Frymës në zemër. Edhe pse ndjesia e padenjësisë duket që ishte tepër e mprehtë tek Jakobi, Davidi, Jobi, Isaia, Pjetri, Pali dhe të tjerët, edhe pse bindja e tyre për mëkat duket se ishte e thellë, edhe pse rrëfimet e mëkatshmërisë së madhe të mëkatit të tyre dukeshin vërtetë poshtëruese, nuk ka as edhe një shprehje që duket se tregon një mohim të veprës së Frymës së Shenjtë ne shpirtrat e tyre. Ata e ndjenë mëkatin dhe vajtuan, ata qanë dhe rrëfyen, si njerëz të thirrur nga Perëndia, të falur, të drejtësuar, të birësuar; jo si njerëz që nuk kishin shijuar kurrë që Zoti është i hirshëm dhe që për pasojë ishin të huaj për veprimtarinë e Frymës mbi zemrat e tyre. Ata e pranuan mëkatshmërinë e tyre dhe rrëshqitjet e tyre si njerëz të kthyer në besim dhe u treguan përherë të gatshëm për t’i dhënë lavdi Frymës në punën e Tij.

Por çfarë mund ta trishtojë zemrën e butë të Frymës më thellë se një mohim i punës së Tij në shpirt? E megjithatë ekziston një prirje e përhershme ndaj kësaj në dyshimet mosbesuese, në frikërat ligjore dhe në parashikimet e zymta të cilave u dorëzohen ata shenjtorë që në çdo rast të zbulimit të mëkatit që banon në ta i dorëzohen bindjes së dhimbshme që janë dorëzuar nga Perëndia për t’i besuar një gënjeshtre!

Njerëzve të tillë mund t’u themi me urgjencë, mos e trishtoni Frymën e Shenjtë të Perëndisë. Vetëpërulja e thellë, vetëdija për padenjësinë e madhe, nuk ka pse të përfshijnë një mohim të hirit që banon në zemër; po, kjo gjendje e bekuar është përsosmërisht në përputhje me shpresën më të lartë të jetës së përjetshme. Ai që mund të rrëfejë se është “kreu i mëkatarëve” dhe “më i vogli i shenjtorëve,” ka më tepër të ngjarë të pranojë, “E di se kujt i kam besuar,” – “Ai më deshi dhe e dhe veten e Tij për mua.”

Mos është e gjitha përrallë ajo që ke besuar? Mos ke përjetuar një lajthitje? Mos je kapur pas një hijeje, ke besuar një gënjeshtër dhe ke luftuar si ai që rreh ajrin? A je i gatshëm të heqësh dorë nga shpresa dhe të hedhësh tej sigurinë tënde? Nuk e paske njohur kurrë plagën e zemrës tënde, as ëmbëlsinë e pikëllimit të perëndishëm te këmbët e kryqit? A nuk e ndjerë kurrë zemrën të të dridhet një herë nga dashuria për Jezusin? A nuk të ka tingëlluar kurrë ëmbël emri i Tij në veshët e tu? A je i gatshëm të pranosh që gjithë pikëllimi që ke ndjerë, gjithë gëzimi që ke përjetuar, dhe gjithë pritja e bekuar që ke pasur, ishin thjesht një “përrallë e sajuar me mjeshtëri,” një hile e të ligut, një lajthitje morale e mendjes?

Mos e trishtoni Frymën e Shenjtë të Perëndisë! Mos e mohoni, mos e nënvlerësoni punën e Tij të bekuar brenda jush! Po sikur të keni arritur në zbulime më të thella të natyrës tuaj të rënë, të padenjësisë tuaj, të neverisë, pamjaftueshmërisë, dobësisë dhe largimit nga Perëndia? Puna e kujt është kjo? Puna e kujt tjetër përveçse e atij Fryme të bekuar dhe të dashur të cilin kështu po e lëndoni, po e shuani, po e trishtoni dhe po e mohoni? Sa prej atyre syte e të cilëve po i shohin këto fjalë janë në këtë gjendje – duke mos shkruar thjesht gjëra të vështira dhe të hidhura kundër vetes së tyre por edhe kundër Frymës së bekuar, të dashur dhe besnik të Perëndisë – duke e quajtur hirin natyrë, duke e mohuar punën e Tij në ta dhe në një farë kuptimi shumë të dhimbshëm për zemrën e Tij të butë, “duke folur kundër Frymës së Shenjtë.”


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*