Fjalet e Jetes Blog

0

A ekzistoi vërtet Adami dhe a ka rëndësi kjo gjë?

Kur shkoni në Bibël tabloja që gjeni është ajo e një Adami dhe Eve të krijuar në mënyrë të veçantë prej Perëndisë, jo nga format pararendëse të jetës njerëzore apo asaj të kafshëve, që ata u krijuan shumë herë më afër kohës tonë sesa disa miliona vite.

0

Mendime Shtjelluese Mateu 6

Në të gjitha detyrat tona, qoftë dhënia apo lutja, gjëja e rëndësishme që duhet mbajtur mend është, që kemi të bëjmë me një Perëndi që di gjithçka dhe që heton zemrën. Çdo gjë si puna e formalitetit, shtirja apo thjesht shërbimi fizik është gjë e neveritshme dhe e pavlerë në sytë e Perëndisë. Ai nuk e konsideron sasinë e parave që japim apo numrin e fjalëve që themi. E vetmja gjë të cilë e sheh syri i Tij që sheh gjithçka është natyra e motiveve tona dhe gjendja e zemrave tona. “Ati ynë na sheh në fshehtësi.”

0

A mëkatuan Adami dhe Eva para se të kafshonin frutin e ndaluar?

Kur Adami dhe Eva i përdorën muskujt e krahëve dhe duarve të tyre për t’u zgjatur që të kapnin frutin e ndaluar dhe pastaj përdorën muskujt e nofullave të tyre për ta kafshuar, këto veprime të jashtme të muskujve ishin veprime ligësie saktësisht për shkak se ishin shprehje të një zemre që e kishte humbur shijen për kënaqësinë superiore të Perëndisë dhe tani ishte e sunduar prej dëshirave për diçka më tepër se Perëndia.

0

Mendime Shtjelluese Mateu 5

Çdo fjalë e Zotit Jezus duhet të jetë tepër e çmuar për ata që rrëfejnë se janë të krishterë. Ato janë zëri i krye Bariut. Janë nxitja e Peshkopit të madh dhe Kreut të kishës. Janë vetë fjalët e Mjeshtrit. Janë fjalët e Atij që “foli siç nuk ka folur askush tjetër,” dhe përmes këtyre fjalëve do të gjykohemi të gjithë ne ditën e fundit.

0

Pse Perëndia ndaloi një pemë të vetme në Kopshtin e Edenit?

Çfarë po thoshte Perëndia në ndalimin për të ngrënë nga një pemë e vetme mes një milionë të tjerave? Ai po thoshte, “Unë ju kam dhënë jetë. Ju kam dhënë një botë plot me kënaqësi, kënaqësi shijimi, pamjeje, tingujsh, aromash, ndjenjash dhe ushqimi. Për ju ka vetëm një pemë të ndaluar…

0

Mendime Shtjelluese Mateu 4

Ja një arsye mes shumë të tjerave pse duhet të jemi lexues të zellshëm të Biblës tonë. Fjala është shpata e Frymës. Nuk do të jemi kurrë në gjendje të luftojmë një luftë të mirë nëse nuk e përdorim Fjalën si armën tonë kryesore.

0

Pse nuk ishte mirë që Adami ishte vetëm?

Është më e lavdishme që të ketë një korr në vend të një solisti, është më e lavdishme që të ketë një kishë sesa një shenjtor, është më e lavdishme që të ketë një ekip yjesh sesa një yll i vetëm, është më e lavdishme që të ketë ngjyra të panumërta sesa thjesht gri, është më e lavdishme që të ketë aroma të panumërta sesa thjesht ajo e trëndafilit…

0

Mendime Shtjelluese Mateu 3

Këto vargje përshkruajnë shërbesën e Gjon Pagëzorit, pararendësit të Zotit tonë Jezu Krisht. Shërbesa e tij meriton një vëmendje të afërt. Pak predikues arrijnë rezultatet të tilla. “Në atë kohë njerëzit e Jeruzalemit, nga gjithë Judeja dhe nga krahina e Jordanit rendnin tek ai.”

0

Mendime Shtjelluese Mateu 2

Nuk e dimë se kush ishin këta dijetarë. Emrat dhe vendi nga vinin nuk na janë treguar. Na thuhet vetëm që ata vinin “nga Lindja.” Nuk mund ta themi me siguri nëse ishin Kaldeas apo Arabë. Nuk e dimë nëse mësuan që të prisnin ardhjen e Krishtit nga dhjetë fiset që shkuan në mërgim, apo nga profecitë e Danielit. Nuk ka shumë rëndësi se kush ishin ata. Ajo që na intereson më tepër është udhëzimet e mëdha që na përcjell historia e tyre.