20 Shtator – Octavius Winslow

20 Shtator

“Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte.” Mateu 4:1

Lexuesi im i krishterë përfytyroje veten tënde të mbyllur brenda për një ditë me specien më të neveritshme dhe më të ulët. Gjatë asaj periudhe e gjithë tema e bisedës së tij do të jetë një përpjekje për ta lëkundur aleancën tënde me Krishtin, për t’i minuar parimet e tua, për të ndotur mendjen tënde, për të të futur brenda saj mendime blasfemuese, për ta lënduar ndërgjegjen tënde dhe për të ta prishur paqen. Çfarë vuajtje mendore, çfarë brenge, çfarë torture do të duronte shpirti yt gjatë asaj periudhe kohe! Megjithatë, të gjithë këtë, madje pafundësisht më shumë përjetoi Jezusi. Për dyzet ditë dhe dyzet net Ai ishte vetëm me Satanin në shkretëtirë. Nuk kishte pasur kurrë sulme më të frikshme nga princi i errësirës, shigjetat e tij më të zjarrta nuk u hodhën dhe as u shënjestruan më mirë se kësaj here, dhe nuk kishte pasur kurrë më parë një shënjestër më të qartë për sulmet e tij.

Përjetimi i tundimit nga Zoti ynë dhe aftësia e Tij për t’u përballur me kërkesat e tij, e kanë themelin e tyre në njerëzinë e Tij të përsosur. Sigurisht që nuk ka nevojë të argumentojmë për të treguar që si Perëndi, Ai nuk mund të tundohej, por si njeriu, mundej. Natyra e Tij inferiore ishte e fundme dhe e krijuar; nuk ishte engjëllore, ishte njerëzore. Ishte një natyrë përsosmërisht identike me natyrën tonë, me përjashtimin e vetëm që nuk ishte e njollosur prej mëkatit. Ai kishte një mendje dhe një trup njerëzor, me të gjitha tiparet e tyre thelbësore dhe të veçanta. Ai ishte “mish i mishit tonë dhe kockë e kockave tona;” Ai kaloi përgjatë fazave të foshnjërisë, djalërisë dhe burrërisë; Ai u rrethua nga të gjitha dobësitë, nga të gjitha rrethanat dhe i përjetoi të gjitha parehatitë që i përkasin natyrës tonë.

Ai thithi ajrin tonë, shkeli tokën tonë, hëngri ushqimin tonë. Atributet më të larta të qenies tonë ishin gjithashtu atributet e Tij. Arsyeja, ndërgjegjja, kujtesa, vullneti, ndjenjat, në thelb ishin të lidhura me atë shpirt njerëzor të cilin Biri i Perëndisë e bashkoi me Hyjninë e Tij. Prandaj, si i tillë Zoti ynë u tundua. Dhe si i tillë ishte gjithashtu e mundur që ai të dorëzohej. Natyra e Tij e fundme, edhe pse ishte e pastër dhe e pamëkatë, gjithsesi ishte e kufizuar në burimet e saj dhe e dobët në fuqitë e saj. Për sa i përket natyrës së Tij inferiore Ai ishte thjesht njeri. Hyjnorja nuk u bë njerëzore, njerëzorja gjithashtu nuk u hyjnizua, por të dyja natyrat u bashkuan. Secila prej tyre i ruajti karakteristikat, tiparet dhe atributet e saj të dallueshme, të pandryshuara dhe të pandryshueshme.

Askush le të mos mendojë se mundësia që Jezusi t’i dorëzohej tundimit të Satanit do të thotë domosdoshmërisht se edhe tek Ai ekzistonte e njëjta natyrë e prishur dhe mëkatare të cilën e zotërojmë ne. Larg qoftë. Mohimi i mundësisë që Ai të binte në tundim do të thotë neutralizim total i forcës, bukurisë dhe udhëzimit të pjesës më të rëndësishme të historisë së Tij. Kështu do të reduktonim një fakt të ndritur në një fabul boshe, një realitet të bekuar në një supozim të mjegullt; kështu do ta zhvishnim Jezusin nga lavdia e madhe me të cilën u rrethua Ai kur mbeti i vetëm si ngadhënjimtar në fushën e betejsë. E megjithatë nuk është e thënë se është e domosdoshme që Ai të jetë mëkatar në mënyrë që të ishte në gjendje të binte në tundim; është gabim në gjykim të supozojmë se forca e tundimit gjithmonë varet nga mëkatshmëria e qenësishme brenda personit që tundohet.

Rasti i Adamit të parë e hedh poshtë këtë supozim dhe në disa prej tipareve të saj më të goditura ilustron rastin e Adamit të dytë. Ku konsistonte forca e sulmit para ashpërsisë së frikshme u dorëzua Adami? Sigurisht që nuk konsiston në ndonjë mëkat brenda ti pasi ai ishte i pastër dhe i drejtë. Nuk kishte asnjë ndjellje ndaj ekzistencës së ndonjë parimi apo prirjeje prishjeje; nuk u shfrytëzua asnjë dëshirë dhe tendencë e rënë në natyrën e tij; sepse deri në atë çast që goditja e rrëzoi përtokë nuk kishte asnjë engjëll në qiell i cili të qëndronte para fronit të Perëndisë më i pastër dhe më i pafaj se ai.

Por Perëndia e la atë në varfërinë dhe dobësinë e nevojshme të natyrës së tij dhe kështu duke e tërhequr mbështetjen dhe frenimin e Tij Hyjnor, në atë çast ai u rrëzua! Fakti që Zoti ynë i admirueshëm nuk u rrëzua dhe nuk u mposht në konfliktin e Tij të frikësh me të njëjtin armik i atribuohet vetëm mbështetjes nga natyra hyjnore dhe fuqisë frenuese të Frymës së Shenjtë e cila banonte brenda Tij dhe të cilën e zotëronte pa masë.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*