3 Maj – Octavius Winslow

“Nuk janë të shëndoshet që kanë nevojë për mjekun, por të sëmurët; unë nuk erdha për të thirrur të drejtët, por mëkatarët për pendim.” Marku‬ ‭2:17‬

Fryma e përlëvdon Krishtin duke i zbuluar se çfarë është Krishti për një shpirt të penduar, të përulur dhe të zbrazur. Këtë gjë Ai e bën duke shpalosur të vërtetën e madhe të Biblës – që Jezusi vdiq për mëkatarët. Nuk e bën këtë gjë për të drejtët, as për të denjët, por për mëkatarët si mëkatarë; për të padrejtët, për të padenjët, për fajtorët dhe për të humburit. Është vërtet moment i çmuar kur Fryma e Përjetshme, Përlëvduesi i madh i Jezusit, e sjell këtë të vërtetë me fuqi në zemër! Shpirti i ngazëlluar deklaron, “Kisha besuar që Jezusi vdiq vetëm për ata që ishin të denjë për një flijim kaq të çmuar, të denjë për një dashuri kaq të pamasë. Mendoja se duhej të sillja në duart e mia një çmim për të fituar meritë, një farë përgatitje të vetes, një denjësi të mëparshme, diçka për ta bërë rastin tim të denjë për vëmendjen e Tij, dhe për të fituar konsiderimin e Tij zemërmirë. Por tani e shoh që shpëtimi i Tij është për të papastrin, të varfrin dhe skamësin. Lexoj që ‘kur ishim ende pa forcë, Krishti vdiq për të paudhët,’ që ‘ndërsa ishim ende mëkatarë, Krishti vdiq për ne,’ që ‘kur ishim armiq, u pajtuam me Perëndinë përmes vdekjes së Birit të Tij,’ që ‘kjo fjalë është e sigurt e denjë për t’u pranuar plotësisht, që Krishti Jezus erdhi në botë për të shpëtuar mëkatarët,’ që është ‘pa para dhe pa paguar një çmim,’ që ‘jemi shpëtuar me anë të hirit,’ dhe që është ‘prej besimit, që të jetë me anë të hirit.’”

Ky lajm i mirë, këto lajme të gëzueshme, ky mesazh i lavdishëm i mëshirës falas për më të ndyrin e të ndyrëve, kur besohet, pranohet, mikpritet, në atë moment retë zhduken, mjegulla humbet, fytyra e Perëndisë rrezaton me një butësi të ëmbël, dhe mes dritës dhe gëzimit, ngazëllimit dhe lavdërimit, inagurohet në shpirt viti jubile. Oh çfarë lavdie që e rrethon tani Shpengimtarin! Shpirti që shkon tek Ai duke mos pasur asgjë tjetër veçse besimit për t’u mbështetur tek Ai, edhe pse shkon drejt Tij me shumë dobësi dhe mes shumë kundërshtimesh, i sjell më tepër lavdi emrit të Tij nga sa i kanë sjellë ndonjëherë të gjitha himnet e kënduara prej buzëve qiellore.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*